Gjergj Dedaj nesër promovon librin ‘Atletët e Lirisë’

13 qershor 2024 | 15:54

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj ka njoftuar se nesër (e premte) do ta promovojë librin “Atletët e Lirisë”.

Dedaj ka bërë me dije se ky libër është monografik, në të cilin pasqyrohen ngjarjet dhe aktivitetet 30-vjeçare të liberalëve të Kosovës.

“Të premten promovohet libri ‘Atletët e Lirisë’! Këtë të premte të 14 qershorit, në vigjilje të 25-vjetorit të çlirimit dhe të lirisë së Kosovës, në Prishtinë, promovohet libri monografiko-historik ‘Atletët e Lirisë’, i cili pasqyron ngjarjet epike dhe aktivitetin bravuroz diplomatik të liberal demokratëve të Kosovës, gjatë 30 vjetëve veprimtarie (1991-2021), të para, gjatë dhe të pas luftës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës! Në librin ‘Atletët e Lirisë’ përshkruhet angazhimi historik i sensibilizimit dhe ndërkombëtarizimit të çështjes së Kosovës nga vitet e ’90-a, i liberal-demokratëve të Kosovës(PLK) në diplomacinë evropiane dhe botërore dhe forcave tjera politike në krye me presidentin historik Ibrahim Rugova, lufta titanike dhe heroike e UÇK-së, në krye me komandantin legjendar Adem Jashari, krimet dhe gjenocidi serb në Kosovë, konsolidimi dhe sanimi i pasojave të luftës, shpallja e pavarësisë së Kosovës nga presidenti dhe lideri i luftës dhe i paqes, Hashim Thaçi, njohjet ndërkombëtare, progresi dhe forcimi i shtetësisë së Kosovë dhe shumë çështje të tjera të thëna e të pa thëna të Kosovës dhe në Kosovën martire…!”, ka shkruar Dedaj në “Facebook”.

Promovimi i librit “Atletët e Lirisë” bëhet në orën 12:00 në “Hotel Sirius” – Prishtinë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe pse nuk pa pasur një datë formale të martën…