Gjergj Dedaj paralajmëron se në pranverë do të botohet libri i tij “Atletët e Lirisë”
“Së shpejti, të vërtetat e pathëna, të Atletëve të Lirisë…! I lumtur që sot, pas një pune të gjatë dhe të vështirë shumëvjeçare, e përfundova dhe e dorëzova në Shtepinë Botuese Alhpabet JH, librin monografik voluminoz të veprimtarisë 30 -vjeçare, 1991-2021, Atletët e Lirisë!”, ka njoftuar Dedaj në “Facebook”.
Ai ka theksuar se: “Shtëpia Botuese Alphabet JH, do t’a parapërgatitë radhitjen e tekstit dhe dizajnimin e fotove, për ta derguar më pastaj në ndonjëren shtypshkronjë në fillim të kësaj pranvere!”.
Dedaj ka theksuar se në monografinë Atletët e Lirisë, me shkrime, fakte dhe fotografi paraqitet aktiviteti historik, unik dhe maratonik dhe i pabesueshëm i tij si lider historik i PLK-së, para, gjatë dhe pas lufte, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.