Gjergj Dedaj: ‘Refuzimi’ i Listës Serbe, farsë elektorale e pushtetit në ikje!
Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka thënë se moscertifikimi dhe ‘refuzimi’ i Listës Serbe nga ana e KQZ-së për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, siç dukët është farsë elektorale e koordinuar mes pushtetit në ikje dhe vetë Listës Serbe, për të krijuar opinion të rrejshëm te votuesit e Kosovës.
“Ashtu siç ndodhi në Kuvendin e Kosovës, ku publikisht deputetët e kësaj liste serbe nuk u lejuan të hynin në sallën e Kuvendit, për t’u nënshkruar për mëditjet dhe për të mos e djegur mandatin, por kryesuesi i Kuvendit të Kosovës e dha një pauzë të mjaftuar sa për t’ua mundësuar për të nënshkruar deputetët e Listës Serbe. Një skenar i tillë mashtrues, folklorist, infantil dhe populist, po bëhet sërish nga përfaqësuesit e VV në KQZ, për të mashtruar opinionin, sepse kjo listë ashtu apo kështu ka për të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit, pikërisht me pëlqimin dhe mbështetjen si dhe në koordinim me VV dhe pushtetin në ikje!”, ka shkruar Dedaj në “Facebook”.