GJERGJ KASTRIOTI-SKENDERBEU, PARZMORE ÇELIKU NË GJOKS TË EVROPËS

18 janar 2021 | 09:23

(Këtë poezi timen, (e cila është vlerësuar me III Çmime të para, (Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Kosovë, në Vitin e Gjergj Kastriotit-Skenderbeut (2018), po e postoj me kërkesën e shumë miqve të mi në rrjetet sociale, të cilët më lutën ta botoj, për çka i falënderoj secilin veç e veç dhe të gjithë së bashku)).

Shefqete GOSALCI

Gjergj,
TI ke le si ni burim drite,
Si ujë i bekuem mbi një shkamb të çam,
Mbëltove paqe me shpatë e ullinjë,
Nëpër Evropën e përdalë,
Kur t’morën Gjergj, zemrën e le n’prehër t’lokës,
T’ma ruash Nanë, kur t’i kthehna tokës,
Asker n’Anadoll u bane ma i miri ushtar, djalë shqiptar,

Gjergji i Nanës që s’ta pa rritën,
Princat e Arbërit të patën betim,
Edhe Marica që ta mbajti besën,
Arbërisë Gjergj ju ba flijim,
Edhe Nora e Kelmendit, q’i shkoj Pashës me thikë n’shokë,
T’a nxuer hakun e krejt qikave,
që bajlozat t’i çnderuen agimeve t’nxime,
Tuj na mungue për pësë shekuj Gjergj,
Ilirikun na e banë Ballkan,
E ram nër turq, nër shkije, nër grekë e bugar,
-E se di bre Gjergj, a mbetëm shqiptarë?

Se t’kanë dal do djem të ligj,
Hileqarë, lakmitarë, qyqarë e tregtarë,
Që mexhat t’i kanë ba pikë e pesë, e tokat t’i kanë qit n’pazarë,
Që nuk kanë as marre, as m’shirë
Tenderin e fitoj Gjergj, kush pagoj ma lirë,

-As te vorri Gjergj s’po muj me t’ardh, se s’kom çka t’thom,
– Erdha në qiell o vlla me fol me Ty,
Mos më ngofsh mos m’le me u kthy, nalum t’rri me Ty,

Se ata zemrat na i kanë thy,
Se kërkush Gjergj ma s’po ngon,
Kerkush-kerkanin ma s’po e don,
E ma e keqja,
Kush-kujna Gjergj, ma s’po i beson,

Ilirikun, Ballkan ta kanë ba,
Me que dorë vllau m’i vlla,
Ata që me sy t’shqiptarëve skulptura kanë ba,
E me krye t’tyne Çanakala,
Specialistë errësirash, që me dritë Gjergj i pate vra,

-Erdha n’qiell o Gjergj me t’u rrëfy,
Me ti thanë krejt çka kom
n’zemër, tuj t’pa n’sy,

– Veç do rrugë Gjergj i kena shtrue,
E kah t’dojna mujna me shkue,
Veç,
– jo atje ku Ti ke dëshirue,
Në Evropën, që parzmore n’gjoks Ju pate ba, e, e pate pshtue,

– Ah, bre Gjergj, folma ni fjalë,
Me vetëtima jepe ni urdhër,
Andrrat- Zhgandrra me n’a u ba,
Bijtë me tu bashkue,
E Shqipnisë Zot me i dalë,
Se edhe vet jeta Gjergj, t’ka pas lakmi,
Me jetu e me vdek si Ti,

Edhe diçka Gjergj?

– Amanetin ta kam krye,
Me duar t’mia qëndisë flamurin ta kom,
E n’duar t’djemve u’a kam dhanë,
E ata…
s’po dinë ku e kan lanë!

Aq shumë shekuj Gjergj na ke mungue,
Plot flamuj m’i Arbëri, kan value,
Veç i Yti Gjergj, ka mungue.

(e shkruar në dialektin Gegë)

17.01.2021

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fillim të muajit korrik 1921 vala e terrorit nga…