Gjermanët: Merkeli kishte të drejtë, emigrantët po na mbajnë ekonominë
Integrimi i refugjatëve të cilët kanë ardhur në vitet e fundit në Gjermani po zhvillohet më shpejt dhe më suksesshëm nga sa pritej, ka thënë presidenti i Federatës së punëdhënësve gjermanë, Ingo Kramer.
“Angela Merkel kishte të drejtë kur tha tre vjet më parë se ‘do të kemi sukses’. Nga një milion e më shumë se njerëzit që mbërritën në Gjermani pas 2015, aktualisht mbi 400 000 prej tyre janë punësuar ose janë në proces të formimit profesional”, ka thënë Krameri.
Sipas tij, “shumica e emigrantëve të rinj tashmë flasin gjermanisht aq mirë as pas një viti ata mund të ndjekin trajnimin profesional”.
Ai i ka bërë thirrje shoqërisë për të ndryshuar qëndrimin bazë ndaj konceptit të migracionit.
“Shumë emigrantë janë bërë përkrahës të ekonomisë gjermane. Ne nuk duhet të kemi frikë nga emigracioni, por ne duhet të shohim njerëzit që vijnë në Gjermani si pasuri të shoqërisë sonë”, ka thënë Krameri.
Ai ka shpjeguar se ekonomia gjermane është e varur nga importi i punës.
“Gjermania duhet t’i kthehet emigrimit ndryshe nga ajo në të kaluarën. Ne duhet të pranojmë punëtorë nga jashtë, përndryshe ekziston rreziku që ekonomia të dobësohet dhe të bjerë në një krizë të ngjashme me atë të viteve ’90-ta”, është shprehur Krameri.
Ai ka shprehur shpresën se ligji i ri mbi emigracionin e fuqisë punëtore të kualifikuar, rreth të cilit kanë rënë dakord në parim palët e koalicionit qeverisës, së shpejti do të hyjë në fuqi.