Gjermanët të interesuar për të investuar në Drenas
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim përfaqësues të delegacionit gjerman të cilët ishin të interesuar për të sjellë investime në këtë komunë dhe për mënyrat e të bërit biznes.
Në këtë takim, Lladrovci, ka treguar mundësit dhe përparësitë që ofron territori i komunës së Drenasit për të bërit biznes, sidomos në Parkun e Biznesit. Lladrovci ka ftuar bizneset gjermane që të vijnë për të investuar në Drenas. Ai u ka siguruar se do të krijoj lehtësira së bashku me gjithë stafin komunal që të jenë në shërbimin e tyre.
Ndërsa përfaqësuesit e kompanive gjermane të cilët ishin të afërt me kancelaren Angela Merkel, kanë shprehur interesimin e tyre për të sjellë investime në Drenas. Heint Stoppe, konsulent për mundësit promovuese të të bërit biznes, i shoqëruar nga përfaqësuesi ligjor i komunitetit të biznesit gjerman, Bern Karwiese dhe nga bashkatdhetari ynë që jeton e vepron në Gjermani, Blerim Dervari, janë shprehur të kënaqur më mundësit që ofron komuna e Drenasit për të investuar ne këtë pjesë.
Çështje me interes që është biseduar në këtë takim, ishte edhe riciklimi i mbeturinave, mjedisi dhe tregu i punës në Kosovë.