Gjermanët u “tronditën”, Merkeli flet për gjendjen e saj shëndetësore
29 qershor 2019
| 19:20
“Jam shumë mirë”, me këtë fjalë u përgjigjur gazetarëve në samitin e G20-s kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, kur ata e pyetën për gjendjen e saj shëndetësore.
Merkel ka thënë se kjo lodhje e saj që është parë ditëve të fundit do t’i kalojë shumë shpejt.
“Jam e bindur se ajo që më ndodhi, ashtu siç erdhi, do të largohet shpejt”, është shprehur Merkel, e cila është prekur nga të dridhurat gjatë dy ceremonish publike.
Dy rastet kanë ngritur shumë shqetësime për kushtet shëndetësore të kancelares gjermane.