Gjermani dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e shqiptarit në Kosova

10 gusht 2023 | 13:28

Një gjerman është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një shqiptari nga Kosova.

Vendimi është marrë nga Gjykata e Freiburgut.

Vrasja ka ndodhur në muajin janar në Freiburg-Betzenhausen , shkruajnë mediet gjermane.

Gjermani e kishte qëlluar në gjoks me armë zjarri kosovarin, i cili ishte i dashuri i ish-gruas së tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur përballë banesës së gruas në Freiburg.

Ndërsa viktima ka vdekur në spital dhe është varrosur disa ditë më vonë në Kosovë.

Në seancën gjyqësore ishin të pranishëm edhe familjarët e të vrarit, të cilët kanë duartrokitur kur gjykata vendosi dënimin burg përjetë.

Pas vendimit, avokati i të akuzuarit ka thënë se do të ankohet.

30-vjeçari gjerman dënimin e ka dëgjuar në heshtje, ndërsa pasi kryetari i trupit gjykues e ka lexuar vendimin dhe arsyetimin e dënimit, ai është shtrirë përtokë dhe qante.

Raportohet se i akuzuar kishte shkuar me veturë tek banesa e ish-gruas.

Ai donte të shihte vajzën e tyre tetëvjeçare.

Papritur ai ka nxjerrë revolen dhe e kishte qëlluar në kraharor (shqiptarin nga Kosova), partnerin e ish-bashkëshortes së tij.

Banorët e asaj lagje kanë pasur kritika për ekipet e shpëtimit.

Është thënë se ata kanë mbërritur tek i plagosuri gjysmë orë pas policisë, por që këto akuza janë mohuar nga autoritetet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munich ka arritur marrëveshje me Tottenhamin për transferimin e…