Gjermani Franco Foda pritet të jetë trajner i ri i Kosovës

15 shkurt 2024 | 23:08

Kombëtarja e Kosovës në futboll tashmë është bërë me trajner të ri.

Franco Foda, pritet të emërohet në krye të shtabit teknik të “Dardanëve”.

Sipas gazetarit Arlind Sadiku, tashmë kjo punë është e kryer.

“Dhe do ta nisë punën që nga muaji i ardhshëm, në ndeshjen miqësore kundër Armenisë”, tha Sadiku.

Gjermani merret me punën e trajnerit qe 20 vjet.

57-vjeçari ka drejtuar tri klube: Sturm Grazin, Kaiserslautern, Zurichun.

Ai po ashtu për katër vjet e ka drejtuar edhe kombëtaren e Austrisë.

Kosova është pa trajner që nga 22 nëntori i vitit të kaluar, kur edhe nga kjo pozitë u shkarkua Primozh Gliha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak çastesh në…