Gjermani, vetëm një viktimë nga Covid-19 në 24 orë

19 korrik 2020 | 09:19

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani është shënuar një i vdekur nga koronavirusi.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i viktimave të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 9,084, shkruan “Reuters”.

Përpos rasteve fatale, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 202 infektime të reja dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 201,574.

Ndryshe, qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.

Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mëngjesi i së shtunës ishte fatal për dy vëllezërit nga…