Gjermania, 1 916 raste të reja me Covid-19
18 shtator 2020
| 08:23
Gjermania ka publikuar bilancin ditor të Covid-19. Ajo ka regjistruar mbi 1 900 raste të reja me Covid-19. Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u rrit për 1 916, duke shkuar numri i përgjithshëm në 267 773, treguan të premten të dhënat nga Instituti “Robert Koch” (RKI) për sëmundjet infektive. Ndërkaq numri i të vdekurve për një ditë u rrit për shtatë, e që tash numërohen 9 378.