Gjermania, 362 raste të reja me koronavirus
27 maj 2020
| 08:10
Instituti gjerman për Sëmundje Ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 362 raste të reja të të infektuarve me koronavirus.
Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 47 viktima të reja dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve shkoi në 8 349, shkruan “Reuters”, transmeton Express.
Në anën tjetër, shifra e të prekurve ka shkuar në 179 364 dhe është një prej më të lartave në Evropë.
Pavarësisht prej rasteve të reja, qeveria gjermane tashmë e ka larguar një pjesë të madhe të masave kufizuese dhe i ka rihapur disa sektorë të ekonomisë.
Ky shtet dallohet për shkallën e ulët të vdekshmërisë nga Covid-19 në krahasim me Britaninë, Italinë, Spanjën dhe Francën.