Gjermania, 432 raste të reja të koronavirusit dhe 45 viktima
Instituti për Sëmundje Ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 432 raste të reja të koronavirusit. Në këtë mënyrë numri i përgjithshëm i të prekurve nga virusi i ri në ekonominë më të fuqishme të Evropës shkoi në 179 002 persona, shkruan “The Guardian”, transmeton Express.
Përpos të infektuarve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 45 viktima të reja dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve nga Covid-19 shkoi në 8 302.
Të hënën u raportua se negociatat për lehtësimin e masave kufizuese në nivel kombëtar janë çorganizuar pasi rajoni i Thuringias vendosi që në mënyrë të njëanshme t’i largojë të gjitha masat në fillim të qershorit.
Gjermania është në mesin e vendeve me numrin më të lartë të infektimeve në Evropë, por ka shifër shumë më të ulët të viktimave në krahasim me shtetet kryesore të kontinentit, përfshirë Francën, Britaninë e Madhe, Spanjën dhe Italinë.