Gjermania, 50 të vdekur nga Covid-19 për një ditë
20 tetor 2020
| 09:05
Instituti për Sëmundje Ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 47 të vdekur nga koronavirusi. Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i viktimave të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 9 836, shkruan “The Guardian”.
Përpos rasteve fatale, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 6 868 infektime të reja dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 373 167.
Qeveria gjermane tashmë i ka hequr kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.
Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.