Gjermania, 679 raste të reja me koronavirus
Gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 679 raste të reja të koronavirusit. Lajmin e ka dhënë Instituti “Robert Koch”, institucion përgjegjës për kontrollimin e sëmundjeve ngjitëse në këtë shtet. Kështu, numri i përgjithshëm i të infektuarve shkoi në 163 175 persona. Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 43 viktima të reja dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve shkoi në 6 692, shkruan “Reuters”.
Gjermania është një prej shteteve me numrin më të lartë të të prekurve nga Covid-19 në Evropë, por dallohet me përqindjen e ulët të vdekshmërisë në krahasim me Italinë, Spanjën, Francën dhe Britaninë. Qeveria gjermane ka filluar t’i lehtësojë masat e kufizimeve, pavarësisht paralajmërimit të infektologëve për mundësinë e rritjes së rasteve.