Gjermania – Adidas vazhdojnë së bashku deri më 2026
Futbollistët dhe trajneri Joachim Low dhe stafi teknik do të vazhdojnë të vishen me tri vijat e famshme teksa Federata Gjermane e Futbollit ka rinovuar kontratën me Adidasin deri më 2026.
Kontrata e ish-kampionëve të botës është zgjatur me katër vjet të tjera. Këtë e ka konfirmuar kompania e dytë më e madhe sportive dhe Federata Gjermane ditën e hënë. Adidasi vesh të gjitha përfaqësueset DFB dhe si shpërblim mund të bëjë mjaftueshëm reklama me lojtarët e lojtarëve të përfaqësuese si dhe t’i shesë fanellat zyrtare. Nuk është konfirmuar shifra e marrëveshjes. Partneriteti ka më shumë se 60 vjet që ekziston.
“DFB dhe Adidas duhet të mbeten gjithmonë të bashkuar. Kemi një partneritet shumëvjeçar, prandaj është kaq e rëndësishme”, është shprehur një nga drejtuesit e Adidasit, Kasper Rorsted.