Gjermania arrin marrëveshje me trajnerin Nagelsmann, mungon vetëm zyrtarizimi
19 shtator 2023
| 14:24
Prej disa ditësh tashmë, Federata Gjermane e Futbollit po insiston për të vendosur në bankinën e Kombëtares, ish-teknikun e Bayern Munchen, Julian Nagelsmann dhe mesa duket një marrëveshje është duket u arritur.
Sipas raportimeve më të fundit të prestigjiozes gjermane, “Bild”, Federata ka arritur një marrëveshje me 36-vjeçarin dhe pritet që ky i fundit të marrë drejtimin e Kombëtares deri në fund të Kampionatit Evropian të futbollit, “Euro 2024”, që do të zhvillohet në Gjermani.
Tashmë e vetmja gjë çka mbetet është arritja e një akordi për detajet përfundimtare të kontratës, ndërsa, përsa i përket pagës së teknikut, Nagelsmann do të përfitojë nga drejtimi i Kombëtares plot 400 mijë euro në javë.