![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/07/covid-gjermani.png)
Gjermania, asnjë viktimë nga koronavirusi për 24 orë
07 shtator 2020
| 08:13
Instituti për Sëmundje Ngjitëse “Robert Koch” në Gjermani ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 814 raste të reja të koronavirusit. Numri i përgjithshëm i të infektuarve shkoi në 250 799, shkruan “The Guardian”.
Gjatë 24 orëve të kaluara nuk është raportuar për asnjë viktimë të re dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve nga sëmundja e re mbeti 9 325.
Gjermania është në mesin e shteteve me numrin më të lartë të të infektuarve në Evropë, por ka dukshëm më pak viktima se Britania e Madhe, Italia, Franca dhe Spanja.
Qeveria gjermane ka përgatitur pako financiare për rimëkëmbjen ekonomike dhe i ka larguar masat kufizuese, përfshirë largimin e kontrolleve kufitare me vendet e Zonës Shengen.