
Gjermania bëhet me Qeveri
07 shkurt 2018
| 11:16
Konservatorët e Angela Merkelit dhe socialdemokratët e Martin Shulcit kanë arritur marrëveshje koalicioni për Qeverinë e re gjermane, pesë muaj pas zgjedhjeve.
Zgjedhjet nacionale në Gjermani janë mbajtur më 24 shtator, transmeton “Reuters”.
Në këto zgjedhje ka fituar koalicioni CDU/CSU, i cili kishte marrë 33% të votave, e dyta ishte SPD-ja me 20,5%, kurse e treta ishte AfD me 12%.