![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/04/68E28768-7E85-41BC-9EF3-0F3C58D27B86.jpeg)
Gjermania dëboi 40 diplomatë rusë, reagon Moska
04 prill 2022
| 23:33
Pas dëbimit të 40 diplomatëve rusë nga Gjermania, Rusia reagoi duke thënë se marrëdhëniet e saj më Gjermaninë do të përkeqësohen më teh, pas vendimit jo miqësor të Berlinit për dëbim, sipas Kremlinit.
“Reduktimi i pajustifikuar i stafit diplomatik të misioneve ruse në Gjermani do të kufizojë hapësirën që lejoi ruajtjen e dialogut midis vendeve tona, gjë që do të çojë në një përkeqësim të mëtejshëm të marrëdhënieve ruso-gjermane”, tha ambasada ruse në Berlin në një deklaratë në Telegram.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova premtoi një përgjigje ndaj asaj që ajo e quajti “veprim dashakeq të makinerisë politike gjermane”, citon agjencia e lajmeve Interfax.