Gjermania dhe Britania e Madhe përshëndesin vazhdimin e dialogut

21 tetor 2020 | 23:29

Ambasadori i Gjermanisë pranë Kombeve të Bashkuara, Kristof Heusgen, ka përshëndetur vazhdimin e dialogut në Bruksel, duke theksuar se marrëdhëniet e pazgjidhura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, paraqesin pengesë për gjithë rajonin.

“Qëllimi i dialogut duhet të jetë i fortë dhe një marrëveshje obliguese”, tha Heusgen në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ai theksoi rëndësinë e Gjykatës Speciale, duke thënë se ajo është pjesë e rëndësishme për ndërtimin e sundimit të ligjit dhe për të ndalë mosdënimin.

Heusgen ka shtuar që i vjen keq për faktin që përfaqësuesit e Serbisë asnjëherë nuk flasin për viktimat shqiptare gjatë konfliktit të viteve 1998 dhe 1999.

Duke përshëndetur vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Britania e Madhe ka kërkuar sërish që të shqyrtohet roli i misionit të OKB-së në Kosovë, duke thënë që gjendja është në mënyrë dramatike më e mirë në krahasim me vitin 1999, kur misioni i OKB-së kishte ardhur në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një kompani që vepron në qytetin Antalya të Turqisë, armët…