
Gjermania dhe Franca i kërkojnë LDK-së të rishqyrtojë mocionin ndaj qeverisë
Gjermania dhe Franca kanë kërkuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës të rishqyrtojë vendimin për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë dhe të ndihmojë ekzekutivin e vendit të përballet me kriza.
Ambasadori gjerman në Prishtinë, Christin Heldt ka njoftuar se së bashku me zyrtarët francezë, i kanë nisur një notë proteste zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti, që të kërkojë nga lideri i partisë së tij, të qëndrojë në qeveri.
“Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës i kanë nisur kërkesë të përbashkëtzëvendëskryeministrit Avdullah Hoti që të njoftojë kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa mbi shqetësimet e dy shteteve tona, që të qëndrojë në krah me popullin e Kosovës në këtë krizë. E ftojmë LDK-në të rishqyrtojë vendimin për mocionin e mosbesimit dhe të mbajë qeveri të besueshme dhe të qëndrueshme për t’u përballur me sfidat”, shkruan ambasadori Heldt në një postim në “Twtter”.