Gjermania dhe Franca kërkojnë formimin e shpejtë të institucioneve
Gjermania dhe Franca kanë kërkuar formimin e shpejtë të institucioneve të reja.
Kështu ka shkruar mbasadori gjerman, Jorn Rohde përmes një postimi në llogarinë e vet në “Twitter”.
“Gjermania dhe Franca uron qytetarët e Kosovës, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Vjosa Osmanin për rezultatin e zgjedhjeve. Ne bëjmë thirrje për një formim të shpejtë të qeverisë dhe zgjedhjen e Presidentit, sapo të certifikohen rezultatet”, ka shkruar ambasadori Rohde.
Ai më tej ka theksuar se Gjermania dhe Franca, do të mbështesin vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
“Gjermania dhe Franca janë të gatshëm të mbështesin vazhdimin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja, në mes Kosovës dhe Serbisë drejt integrimit evropian të të dyja vendeve”, u shpreh Rohde.
Rohde ka thënë se do të mbështesin një agjendë ambicioze të reformave duke përfshirë forcimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Së bashku me Bashkimin Evropian në Kosovë ne do të vazhdojmë të mbështesim Kosovën në menaxhimin e pandemisë COVID-19”, ka shkruar Rohde.