Gjermania dhuron 500 mijë euro për Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës
Ushtruesi i detyrës së sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes, Faruk Geci dhe ambasador i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, kanë nënshkruar një marrëveshje me anë të së cilës Qeveria gjermane ndan një grand me vlerë 500 mijë euro për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), për blerjen e materialeve dhe pajisjeve mjekësore.
Me këtë rasat, sekretari Geci ka falënderuar ambasadorin Heldt dhe përmes tij Qeverinë dhe popullin gjerman për ndarjen e mjeteve financiare për Forcën e Sigurisë së Kosovës, përkatësisht për shërbimin mjekësorë të FSK-së, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë është duke dhënë për ndërtimin e kapacitetet të Forcës së Sigurisë të Kosovës.
Forca e Sigurisë e Kosovës, me fondin e dhuruar nga Qeveria gjermane, ka për qëllim të përmirësojë pajisjet e Qendrës Mjekësore të Forcës së Sigurisë të Kosovës, si dhe synon të sigurojë materiale dhe pajisje mjekësore që do të ndikojnë në ngritjen e kapaciteteve mjekësore dhe shërbimeve mjekësore në FSK.
/Epoka e re/