Gjermania dhuron donacionin e radhës për FSK-në në vlerë 210 mijë euro

09 qershor 2021 | 17:14

Në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, është mbajtur ceremonia e prezantimit të donacionit të Qeverisë së Gjermanisë dhuruar për FSK-në.

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka shprehur falënderim dhe mirënjohje për shtetin gjerman,

“Bashkëpunimi me Gjermaninë si një ndër partnerët kryesor  në nivel të ministrive të mbrojtjes dhe forcave të dy vendeve do të rritet edhe më tej në fushat e interesit të përbashkët”, ka thënë Mehaj.

Ndërsa Ambasadori i Gjermanisë, Jörg Rohde, ka thënë se bashkëpunimi në mes të  dy ministrive do të thellohet edhe më tej si dhe mbështetja nga shteti gjerman do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Donacioni përkatës përmban laboratorin e gjuhës gjermane dhe sistemin e frenimit të automjeteve si dhe trajnimin dhe certifikimin e personelit për këtë sistem me vlerën e përgjithshme prej 210 mijë euro.

Kursi në gjuhën gjermane, që zhvillohet prej vitit 2017,  me këtë laborator prej tani do të zhvillohet në kushte bashkëkohore dhe do të mundësojë përgatitjen më të efektshme të stafit gjermano-folës të FSK-së.

Gjithashtu pajisjet e sistemit të frenimit do të mundësojnë flotë të sigurte dhe efektive të automjeteve të FSK-së,

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grua nga Afrika Jugore ka lindur 10 foshnja në…