Gjermania do të ndalojë importet e naftës dhe gazit deri në fund të këtij viti nga Rusia
Gjermania ka deklaruar se do të ndalojë importet e naftës dhe gazit ruse deri në fund të këtij viti.
Ky vend aktualisht blen një të katërtën e naftës dhe 40 për qind të gazit nga Rusia dhe ka paralajmëruar se mund të përballet me një recesion nëse ndërpret menjëherë furnizimet.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndaluar tashmë importet e naftës ruse, ndërsa Britania e Madh planifikon t’i heqë ato gradualisht deri në fund të vitit.
“Ne do të përgjysmojmë importet e naftës deri në verë dhe do t’i qojmë deri në zero ato deri në fund të vitit dhe më pas do të vijojmë me gazin”, është shprehur ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock.
Ajo tha se Gjermania do të ndjekë “strategjinë evropiane” për reduktimin gradual të importeve të naftës dhe të gazit.
“Shkëputja jonë, shkëputja e plotë e të gjithë Bashkimit Evropian nga varësia ndaj Rusisë, është forca jonë e përbashkët”, tha ajo.
Gjermania ka anuluar hapjen e gazsjellësit rus “Nord Stream II”, si përgjigje ndaj pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka kritikuar Gjermaninë se ajo ka dështuar për të frenuar importet e energjisë ruse, krahasuar me angazhimet e ndërmarra nga SHBA dhe nga Britania e Madhe.