Gjermania do të vendosë kufizime të reja për të pavaksinuarit

19 nëntor 2021 | 12:02

Kancelarja Angela Merkel, ka thënë se Gjermania do të prezantojë kufizime më të forta për COVID-19 për qytetarët e pavaksinuar.

Në rajonet ku ka më shumë se tre pacientë me COVID-19 në spital për 100,000 banorë, vetëm të vaksinuarit dhe ata që janë shëruar nga virusi do të mund të hyjnë në vende publike si restorante ose sallat e koncerteve. Derisa shumica e rajoneve në vend janë aktualisht mbi atë prag.

Sipas rregullave të reja, personat e pavaksinuar, edhe nëse rezultojnë negativë për Covid-19, do të kenë të kufizuar aksesin e tyre në shumë vende publike, shkruan Euronews.

Njoftimi vjen pasi dhoma e ulët e parlamentit gjerman, Bundestag, votoi të enjten në favor të kufizimeve të reja për të frenuar një rritje të rasteve me koronavirus. Ato përfshijnë kufizime të reja për vendin e punës dhe transportin publik.

Njerëzit do të duhet të dëshmojnë se janë të vaksinuar, të shëruar nga Covid-19 ose kanë rezultuar negativë për virusin në mënyrë që të kenë akses. Masat u propozuan nga tre partitë që priten të formojnë koalicionin e ardhshëm: Social Demokratët (SPD), liberalët dhe të gjelbërtit.

Lothar Wieler, drejtor i Institutit Robert Koch, agjencia gjermane e kontrollit të sëmundjeve, bëri thirrje për një rritje të ndjeshme të normave të vaksinimit në mbi 75%, nga 67.7% që është aktualisht. Në disa rajone gjermane normat janë deri në 57.6%.

Vala e katërt e COVID-19 po godet Gjermaninë me “fuqi të plotë”, tha Angela Merkel të mërkurën, duke e përshkruar pandeminë si “dramatike”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori i Manchester Cityt, Kevin de Bruyne këmbëngul se e…