Gjermania drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme
06 nëntor 2024
| 22:10
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka njoftuar se më 15 janar do të ketë mocion për rrëzimin e Qeverisë së tij, raporton DW.
Kjo lëvizje mund ta çojë Gjermaninë drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare që do t’i zhvendosnin ato për tu zhvilluar në mars të vitit të ardhshëm, ndonëse ishin planifikuar për vjeshtën e vitit 2025.
Ky mocion ka ardh pasi Scholz ka shkarkuar një ministër të koalicionit. Shkarkimi i tij është konfirmuar nga zëdhënësi Steffen Hebestreit.
Rreth dy javë më parë, i njëjti kishte kërkuar reforma gjithëpërfshirëse ekonomike, të cilat janë kundërshtuar nga dy partitë e tjera në koalicion.
Përplasja në shpenzime vjen pasi ekonomia e Gjermanisë ka luftuar dhe po përballet me një vit tjetër recesioni.