Gjermania e bën të detyrueshëm vaksinimin për punëtorët shëndetësorë
Gjermania ka miratuar të premten ligjin që obligon punëtorët shëndetësorë të vaksinohen kundër COVID-19.
Vendimi që u votua në Bundestag kërkon që stafi i spitaleve, zyrave të doktorëve e shtëpive të kujdesit, të jenë të vaksinuar plotësisht deri në mes të muajit mars të vitit 2022.
Ky vendim vie pas vendimeve të ngjashme nga Franca, Italia, Britania e Madhe dhe Greqia.
Ministri i Shëndetësisë, Karl Lauterbach që mori pozitën këtë javë me qeverinë e re të udhëhequr nga Olag Scholz, i kërkoi deputetëve nga spektre të ndryshme politike që të aprovojnë masën për grupet e ndjeshme.
“Pandemia është një mision për të gjithë ne, ky nuk është një moment për politika të partive”, i tha ai deputetëve para votimit.
Ai tha se shpreson që Gjermania mund të thejë një valë të katërt të infektimeve deri në fund të muajit në mënyrë që njerëzit të mund të vizitojnë familjet e tyre për festa.
“Kjo është ajo për të cilën po luftojmë”, tha ai, duke theksuar se duhet të ndalojnë shpërndarjen e variantit Delta si dhe variantit Omicron.
Scholz që mori pushtetin të mërkurën (8 dhjetor) ka dalë fuqishëm pro vaksinimit të detyrueshëm pasi fushata vullnetare nuk ishte e suksseshme me më pak se 70 për qind e popullsisë të vaksinuar plotësisht.
Rreth 21 për qind e popullatës kanë marrë një dozë përforcuese.
Nëse qeveria e zgjeron urdhëresën te popullata e gjerë do të thotë ndjekje e shembullit të shtetit fqinj Austrisë që po e bën vaksinimin e detyrueshëm nga shkurti i vitit 2022.
Qeveria e kaluar e udhëhequr nga Angela Merkel gjithmonë e ka përjashtuar vaksinimin e detyrueshëm.
Gjermania arriti numër rekord të infektimeve prej 61,288 raste të reja në 24 orët e fundit të premten (10 dhjetor) si dhe 484 vdekje, sipas Institutit Robert Koch./rel/