Gjermania e gatshme të dërgojë më shumë trupa në Lituani

22 shkurt 2022 | 14:34

Gjermania mund të dërgojë më shumë trupa në Lituani, pasi Rusia ka njohur dy rajonet në lindje të Ukrainës si të pavarura, ka njoftuar ministrja gjermane e Mbrojtjes.

“Është e qartë se ne duhet të zbatojmë masa më të rrepta parandaluese”, ka thënë ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, gjatë një konference të përbashkët për media në Vilnius me homologun e saj lituanez.

Lituania është shtet anëtar i NATO-s dhe në jugperëndim kufizohet me Rusinë.

“Dua të theksoj se ne jemi të gatshëm të dërgojmë më shumë trupa ajrore dhe tokësore. Ne jemi të gatshëm të dërgojmë më shumë trupa në Lituani si shenjë se jemi së bashku me partnerët tanë dhe se jemi partner të besueshëm në kriza”, ka thënë ajo.

Më 21 shkurt presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se ai do të njohë kërkesën e liderëve separatistë për pavarësim të të dyja rajoneve që ata kontrollojnë në Ukrainë.

Ai po ashtu ka thënë se do të dërgojë trupa ruse për të shërbyer si, siç i ka quajtur ai “paqeruajtës” – deklaratë të cilën Perëndimi dhe Shtetet e Bashkuara e kanë konsideruar të “pakuptimtë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi Sergio Aguero ka pranuar se dëshiron të luajë futboll,…