Hezbollahu shpallet organizatë terroriste në Gjermani
Gjermania e ka bërë të dënueshme mbështetjen publike për grupin islamik, “Hezbollah”, duke i arrestuar disa nga pjesëtarët e dyshuar të saj gjatë një operacioni të gjerë në mbarë vendin.
Gjermania e ka cilësuar grupin militant libanez, “Hezbollah”, organizatë terroriste, dhe ka urdhëruar ndalimin e aktiviteteve të saj në vend.
Katër shoqata-xhami të grupit islamik në qytetet gjermane të Berlinit, Dortmundit, Bremenit dhe Mynstërit u bastisën të enjten nga policia.
Në Gjermani dyshohet se veprojnë rreth 1 mijë pjesëtarë të organizatës së sektit mysliman shiit.
“Qëllimi është të zbulojmë lidhet mes këtyre objekteve dhe Hezbollahut. Kur policia kryen kërkime, në varësi të urgjencës, hyn edhe dhunshëm në pronë. Këtë procedurë ndoqëm sot në mëngjes,” tregoi zëdhënësi i policisë gjermane.
Organizata “Hezbollah” është konsideruar shtojcë e regjimit iranian dhe prej dekadash është akuzuar për sulme me bombë që kanë si objektiv kryesor Izraelin.
Armiqësia mes tyre nuk ka ndalur që prej fundshekullit të kaluar kur Izraeli pushtoi Libanin në vitet 80.
Ndërkaq, vendimi i fundit i Gjermanisë u përshëndet nga Ministria e Jashtme e Izraelit dhe komiteti hebraik në Amerikë, vende të cilat prej kohësh i kanë bërë presion Berlinit ta klasifikojë grupin si terrorist.
Militantët e “Hezbollahut” përfaqësohen prej tri dekadash në parlamentin e Libanit, por si Bashkimi Europian, edhe Gjermania së fundmi, e kanë përjashtuar partinë politike nga sanksionet.
/Ora News.tv/