Gjermania ekstradon në Belgjikë një diplomat iranian
01 tetor 2018
| 15:27
Një gjykatë në Gjermani ka miratuar ekstradimin e një diplomati iranian në Belgjikë, në bazë të një urdhërarresti evropian.
Diplomati, i cili u identifikua si Assadollah Assadi, dyshohet se ka qenë pjesë e një komploti të dështuar për të sulmuar një tubim të opozitës iraniane, pranë Parisit.
Gjykata e Lartë Rajonale në qytetin Bamberg të Gjermanisë ka njoftuar të hënën se ka miratuar ekstradimin e diplomatit iranian, me bazë në Vjenë.
“I dyshuari nuk mund të thirret në imunitetin diplomatik sepse ai ka qenë në pushim jashtë shtetit nikoqir, Austrisë”, është thënë në njoftimin e gjykatës.