Gjermania eliminohet nga Kupa e Botës, pensionohet Mulleri
02 dhjetor 2022
| 11:35
Gjermania është eliminuar nga Kupa e Botës pa mundur të kalojë fazën e grupeve. Futbollisti Thomas Muller menjëherë pas eliminimit ka njoftuar se është pensionuar nga Kombëtarja e Gjermanisë.
“Ishte ndeshja ime e fundit. Ne patëm momente të jashtëzakonshme së bashku. Në çdo ndeshje përpiqesha të lija zemrën time në fushë”, ka thënë Muller.
Sulmuesi numëron 120 paraqitje me kombëtaren e tij, ku ka shënuar 44 gola. Kontributi i tij ka qenë i jashtëzakonshëm gjatë gjithë këtyre viteve, duke ndihmuar ekipin në arritjen e objektivave.