Gjermania ende beson te Lowi

18 nëntor 2020 | 14:27

Përzgjedhësi i Gjermanisë, Joachim Low nuk është në rrezik që të shkarkohet edhe përkundër humbjes së thellë nga Spanja (6-0).

Oliver Bierhoff, drejtor i kombëtares, ka reaguar shpejt duke thënë se 60-vjeçari do të mbetet pjesë e kombëtares gjermane.

“Sigurisht që po. Kjo lojë s’ndryshon asgjë. Do të vazhdojmë t’i besojmë Joachim Lowit, s’ka dyshim këtu”, ka thënë ai kur është pyetur nga ARD nëse Lowi do të jetë trajner i Gjermanisë edhe në “Euro 2020”, por që do të luhet më 2021. “Kur bëhet fjalë për përzgjedhësin e kombëtares, duhet të mendosh dhe analizosh nga kampionati në kampionat. Duam të arrijmë maksimumin në Evropianin e ardhshëm”, ka shtuar Bierhoff.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pranë Dhomave e Specializuara në Hagë sot ka filluar konferenca…