Gjermania, e gatshme ta përkrahë Kosovën për koronavirusin

13 mars 2020 | 17:10

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për masat e ndërmarra lidhur me situatën në raport me koronavirusin, ku është diskutuar për praktikat më të mira të preventivës dhe menaxhimit të situatës.

Ambasadori Heldt ka deklaruar se Gjermania është e gatshme që ta përkrahë Kosovën për çfarëdo ndihmë që i duhet gjatë kësaj faze.

Ndërkohë, Vitia e ka informuar ambasadorin për masat që kanë marrë. “Plani i gatishmërisë dhe i Reagimit kundër Covid-19 i Qeverisë së Kosovës është fleksibil duke na mundësuar që ta ndryshojmë nga çasti në çast, me qëllim të përshtatjes me zhvillimet në terren. Jemi duke vepruar sipas Planit të veprimit të paraparë”, ka thënë ministri Vitia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Brazilit, Jair Messias Bolsonaro, e ka mohuar se…