Gjermania humb Sanen për ndeshjen debutuese
22 nëntor 2022
| 13:42
Gjermania po përgatitet për duelin hapës të Botërorit kundër Japonisë. Strategu Hansi Flick ka marrë një lajm të keq në prag të ndeshjes.
Në seancën e paradites nuk ka marrë pjesë ylli i sulmit, Leroy Sane. Anësori i Bayern Munchen ka një dëmtim në gju dhe kjo është njoftuar nga Federata Gjermane e Futbollit, që nuk zbulon më shumë detaje. Sane nuk mund të luajë ndaj Japonisë.
Gjermania është pjesë e grupit E në “Katar 2022”, ku do të garojnë edhe me Spanjën, Kosta Rikën dhe Japoninë.