
Gjermania i dhuron FSK-së donacion me vlerë prej një milion euro
30 nëntor 2021
| 16:13
Gjermania vazhdon ta mbështetjen konkrete për modernizimin e kapaciteteve operacionale të FSK-së.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, së bashku me ambasadorin gjerman në Kosovë, Joern Rohde, kanë nënshkruar sot marrëveshjet për pranim-dorëzimin e donacionit të fondeve për prokurimin, duke përfshirë pajisje, automjete dhe trajnime të specializuara të fushës së EOD-së dhe HAZMAT-it.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, vlera e këtij donacionit është një milion euro.
“Me këtë rast, ministri Mehaj falënderoi dhe shprehu mirënjohje të thellë për Qeverinë gjermane e cila, sikur më parë, vazhdon mbështetjen e madhe në të gjitha aspektet, në zhvillimin dhe avancimin e FSK-së”, është thënë në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.