Gjermania i dhuron FSK-së tre kamionë në vlerë 405 mijë euro

25 maj 2023 | 13:22

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të enjten u mbajt ceremonia e pranim dorëzimit të tre kamionëve të autoshkollës në vlerë prej 405 mijë euro, si donacion nga Gjermania.

Në këtë ceremoni mori pjesë ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i shoqëruar nga Inspektori i Përgjithshëm i FSK-së, gjeneralmajor Irfete Spahiu, komandanti i KDS-së, gjeneral brigade Jeton Dreshaj, si dhe zyrtarë dhe oficerë të MM dhe FSK-së.

Përmes këtyre automjeteve lehtësohet zhvillimi i orëve praktike për ushtarakët të cilët janë në proces të licencimit për kategorinë C.

Me këtë rast, ministri Mehaj falënderoi zëvendësambasadorin e Gjermanisë në Republikës e Kosovës, Matthias Conrad, i cili bëri dorëzimin e donacionit, për mbështetjen e vazhdueshme që shteti gjerman ofron për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe shtetin tonë.

Nga ana e tij, zëvendësambasadori gjerman, Conrad, potencoi se bashkëpunimi i shtetit gjerman vazhdon të jetë i ngushtë me vendin tonë, në nivele të shumta ndërshtetërore, sidomos në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar të enjten vendimin për…