Gjermania ia jep edhe dy goditje të fuqishme Rusisë
26 shkurt 2022
| 23:29
Gjermania ka qenë ndër shtetet më të ashpra me sanksione ndaj Rusisë dhe po vazhdon njëlloj.
Së fundmi, raportohet se Gjermania ka njoftuar se aleatët kanë vendosur ta përjashtojnë Rusinë nga SWIFT.
Por jo vetëm. Gjermania gjithashtu ka thënë se ajo dhe aleatët kanë vendosur të limitojnë mundësinë e Bankës Qëndrore Rusë që t’i prekë rezervat për ta mbështetur Rublën.
Sot gjatë ditës gjithashtu është paralajmëruar se SHBA, Gjermania, Britania e Madhe dhe shtete të tjera të bllokut perëndimor po mendojnë për sanksione ndaj Bankës Qëndrore Ruse.
Gjithashtu, vlen të theksohet se Gjermania është shteti i parë që ka vendosur t’i dërgojë ndihma ushtarake Ukrainës në rezistencën e tyre ndaj agresionit rus.