Gjermania izolohet pjesërisht

02 nëntor 2020 | 08:50

 

Gjermania, që nga sot, futet në izolim të pjesshëm, për ta frenuar përhapjen e koronavirusit. Numri i rasteve të reja në këtë vend u rrit të hënën për 12 097.

Të dhënat e Institutit “Robert Koch” për Sëmundjet Infektive tregojnë se numri i përgjithshëm i të infektuarve në Gjermani aktualisht është në 545 027.

Në 24 orët e fundit, Gjermania regjistroi edhe 49 viktima nga koronavirusi, të cilat e çojnë në 10 530 numrin total të tyre.

Izolimi i pjesshëm në Gjermani do të zgjasë një muaj.

Belgjika, e cila po përjeton shpërthimin më të keq të koronavirusit në Evropë, po ashtu futet në izolim nga sot.

Këtë javë në izolim të pjesshëm do të futen edhe Portugalia, Greqia dhe Austria.

Italia, Franca, Spanja, Çekia dhe Polonia tashmë kanë ndërmarrë kufizime të ashpra.

Numri total i të infektuarve me koronavirus në Evropë ka kaluar tashmë 10 milionë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se…