Gjermania jep shpresë: Po punojmë ta kryejmë punën e vizave
Gjermania ka premtuar përkrahje në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe me Kosovën dhe në liberalizimin e vizave duke thënë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet dhe tani topi është në anën e BE-së.
Zyra e Jashtme e Gjermanisë ka dalë me një deklaratë pas vizitës së ministres së jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, në Kosovë ku mbajti një konferencë për media me kryeministrin Albin Kurti.
Ne do të forcojmë më tej lidhjet tona dypalëshe me Kosovën, duke përfshirë regjimin pa viza të BE-së: Ajo përmirëson jetën e njerëzve dhe shtimi i kontakteve mes njerëzve nxit paqen. Kosova ka dhënë, tani duhet të japë edhe BE-ja. Gjermania po punon për ta realizuar“, thuhet në një postim në Twitter.
Tutje Gjermania falënderon pjesëmarrjen aktive të Kosovës në përkrahje të Ukrainës e cila po lufton kundër agresionit rus dhe është përmendur edhe vrasja e disa fëmijëve në sulmet qe rusët po i bëjnë në spitale.
“Presidenti rus Putin bombardon spitalet e fëmijëve ndërsa pretendon se është gati për të negociuar paqen. Ky është cinizëm i pastër. Uniteti i bashkësisë ndërkombëtare mbetet thelbësor. Vlerësojmë pjesëmarrjen aktive të Kosovës që nga fillimi”, përfundon deklarata.
We will further strengthen our bilateral ties with #Kosovo, incl. EU #visa-free regime: It improves people’s lives & more people-to-people contacts foster peace. Kosovo has delivered, now the #EUmust deliver too. Germany is working to get it done. @ABaerbock with @albinkurti 1/2 pic.twitter.com/Yd7kTEARCO
— GermanForeignOffice (@GermanyDiplo) March 10, 2022