Gjermania ka 772 mijë vende të lira pune

17 dhjetor 2017 | 10:56

Gjermania thotë me forcë se nuk ka vend për azilkërkues, por pranon se ka nevojë për forca pune, pasi në të ka shumë vende të lira pune, kryesisht në zonat e industrisë së rëndë.

Në një kronikë të “DW” sqarohet se aktualisht në Gjermani ka 772 mijë vende të lira pune. Zonat me forcë pune në kerkim mbeten Bavaria dhe Nurenbergu.

Formimi profesional i mirë, gjuha dhe gjetja e një punëdhënësi që të të garantojë punën janë kushtet për të siguruar vizën e duhur që do t’u mundësojë punën në Gjermani.

“Sot në Gjermani ka 772 mijë vende të lira pune, ndërkohë që numri i vendeve të lira është shtuar në 80 mijë vetëm këtë vit.

Sipas një studimi thuhet se për shkak të ndryshimeve demografike deri në vitin 2030 në Gjermani do të mungojnë 8 milionë punëtorë”, thuhet në kronikën e “DW”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërsa flakët kishin kapluar toka të shumta në La Conchita…