Gjermania kërkon angazhim të Kosovës dhe Serbisë në negociata
Sekretari i shtetit për Punë të Jashtme i Gjermanisë, Miguel Berger, ka takuar emisarin e BE-së për dialog Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, të cilit i ka dhënë mbështetjen e Gjermanisë në këtë proces.
Në llogarinë e tij në “Twitter”, Berger ka shkruar se si Kosova ashtu edhe Serbia tani duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në këtë proces.
“Si Kosova ashtu edhe Serbia tani duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në negociata”, ka shkruar në Twitter Berger.
I again expressed 🇩🇪 full support for @MiroslavLajcak and his excellent work on the 🇪🇺-led 🇽🇰-🇷🇸 dialogue in a very good meeting. Both Kosovo and Serbia now need to engage constructively in the negotiations. pic.twitter.com/l4zQGmzg9O
— Miguel Berger (@MiguelBergerAA) December 10, 2021