Gjermania kërkon që verërat e saj pa alkool të konsiderohen ‘organike’

03 mars 2024 | 16:46

Qeveria e Gjermanisë dëshiron të ndryshojë rregulloren e Bashkimit Evropian për të mundësuar që verërat pa alkool të konsiderohen si organike, ka thënë Ministria gjermane e Bujqësisë të dielën.

“Kushdo që vendos të konsumojë verërat pa alkool duhet të ketë kualitet organik”, ka thënë ministri i Bujqësisë, Cem Ozdemir, përmes një komunikate për media, transmeton Rel.

Sipas rregullores aktuale, procedura e largimit të alkoolit bën që një verë organike të humbë certifikimin, sepse ky proces nuk është miratuar në mesin e metodave për të prodhuar verë organike.

Prandaj Berlini po kërkohen që të ndryshohet rregullorja.

“Me mbështetjen e vendeve tjera anëtare, Gjermania e ka dorëzuar një kërkesë në Bruksel që vera e joalkoolizuar organike të miratohet sipas rregullave të BE-së”, është thënë në deklaratën e ministrisë.

Në dokument është bërë e ditur se Komisioni Evropian – trupi i vetëm që mund të propozojë zyrtarisht ligje të reja – e ka mbledhur një grup të pavarur të ekspertëve të produkteve organike për të shqyrtuar mënyrën e largimit të alkoolit përmes distilimit me vakum.

Sipas deklaratës, Komisioni është zotuar për të hartuar menjëherë dokumentacionin e nevojshëm, nëse grupi i ekspertëve e jep dritën e gjelbër.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 24-orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 67 aksidente…