Gjermania krah i fuqishëm i Kosovës në procesin integrues
Ministrja e Integrimit Evropian (MIE), Dhurata Hoxha, ka pritur në takim deputetin e Bundestagut gjerman, Manuel Sarrazin, me të cilin ka biseduar për të arriturat dhe sfidat e procesit integrues, me theks të veçantë zbatimin e MSA-së, agjendën evropiane të reformave dhe bashkëpunimin rajonal.
Hoxha ka thënë se Gjermania është përkrahëse e fuqishme e reformave të cilat është duke i ndërmarrë Kosova në drejtim të procesit integrues. Po ashtu, ajo ka thënë se të arriturat e Kosovës nuk do të ishin të tilla pa përkrahjen e Gjermanisë.
Më tutje, ministrja Hoxha, ka theksuar rëndësinë e proceseve duke vënë në dukje të arriturat rreth liberalizimit të vizave dhe reformat që janë duke u ndërmarrë në procesin integrues.
Hoxha ka thënë se rekomandimet nga Brukseli, janë puna ditore e institucioneve të Kosovës.
Ndërsa, deputeti gjerman, Manuel Sarrazin, ka thënë se sfidat e procesit integrues kërkojnë përkushtim të plotë dhe se Kosova gëzon përkrahje për realizimin e pritjeve të qytetarëve nga procesi integrues.
Ai ka deklaruar se për Kosovën është prioritet zbatimi i MSA-së, rekomandimet e Raportit të Komisionit Evropian dhe fuqizimin e sundimit të ligjit, me theks të veçantë të zhvillimi ekonomik dhe fqinjësia e mirë.
/Epoka e re/