Gjermania kushtëzon negociatat për Shqipërinë
Pak koha nga marrja e vendimit për hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë, zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert, ka deklaruar se procesi varet nga “funksionimi i institucioneve demokratike dhe i punës parlamentare”.
Zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert, shtoi se vendimi për hapjen e negociatave do të merret pasi publikimit të raport progresit të Komisionit Europian.
Hapja e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian varet nga “funksionimi i institucioneve demokratike dhe i punës parlamentare.”
Këtë ka nënvizuar zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert, që shtoi se vendimi për hapjen e negociatave do të merret pasi publikimit të raport progresit të Komisionit Europian.
Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron kanë ftuar në Berlin më 29 prill liderët e Ballkanit.
Duke shpjeguar arsyen e ftesës së kancelares Merkel dhe presidentit Macron, Seibert tha se ata dëshirojnë të flasin me “bashkëbiseduesit e tyre për sfidat e veçanta në rajon dhe në radhë të parë për dialogun Serbi-Kosovë.”
Zëdhënësi nuk pranoi të thoshte asgjë për pritshmëritë nga konferenca, por shtoi se takimi “është fryt i mëtejshëm i interesimit të thellë që ka Gjermania për zhvillimin pozitiv të Ballkanit Perëndimor.”
Më herët kryeministri Rama ka thënë se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave të anëtarësimit në qershor dhe paralajmëroi se Bashkimi Europian do të tregonte “verbëri monumentale nga këndvështrimi strategjik”, nëse i hapte negociatat vetëm për Maqedoninë e Veriut./ gazetadita.al