Gjermania legalizon kanabisin për të gjithë personat mbi 18-vjeç
Gjermania do të zyrtarizojë legalisht përdorimin e kanabis. Ligji pritet të hyjë në fuqi në 1 prill nga parlamenti gjerman.
Pas miratimit të ligjit kanabis do të lejohet të përdoret në mjedise publike për të gjithë mbi moshën 18 vjeç, por rregullat strikte do ta bëjnë më të vështirë blerjen e drogës.
Sipas mediave gjermane legalizimi i kanabisit do të bëhet që të minojë tregun e zi, të mbrojë ata që e konsumojnë nga kanabisi i kontaminuar dhe të shkurtojë rrjedhat e të ardhurave për bandat e krimit të organizuar.
Afër 4.5 milionë gjermanë vlerësohet se përdorin kanabisin.
Gjermania bëhet shteti i nëntë që legalizon përdorimin rekreativ të kësaj droge, që po ashtu është legal në disa shtete të Shteteve të Bashkuara dhe Australi.
Shumë shtete lejojnë që kanabisi të përdoret për qëllime shëndetësore.
Kanabisi vazhdon të jetë i jashtëligjshëm për minorët dhe kjo drogë nuk mund të konsumohet afër shkollave dhe këndeve të lojërave.
Legjislacioni pritet të votohet më 22 mars në Dhomën e Lartë të Parlamentit gjerman. Nga 1 prilli pritet të hyjë në fuqi lejimi për kultivimin dhe posedimin e sasive të vogla të kësaj droge për përdorim personal për të rriturit, ndërkaq kultivimi jokomercial nga klubet e kanabisit do të jetë legal nga 1 qershori.