Gjermania mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka shprehur mbështetjen për procesin dhe anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.
Rohde në një postim në llogarinë e vet në “Twitter” ka shkruar se mezi presin ta shohin Kosovën si pjesë të Këshillës të Evropës.
“Mezi presim ta shohim Kosovën si pjesë të Këshillit të Evropës, familje që punojnë së bashku për të promovuar të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit. Kosova i takon Këshillit të Evropës. Gjitha të mirat në procesin e aplikimit për anëtarësim”, ka shkruar Rohde.
Looking forward to seeing Kosovo as part of the Council of Europe @coe family who work together to promote human rights, democracy and the rule of law.
Kosovo belongs in the Council of Europe.
All the best for the membership bid! https://t.co/BBHPGXnGyY
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) May 13, 2022
Edhe Grupi parlamentar më i madh opozitar në Gjermani, CDU/CSU, ka kërkuar nga qeveria gjermane mbështetje aktive për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.