“Gjermania mbështet Kosovën drejt BE-së”, Knaus-Rhodes: Testi është javën e ardhshme në KiE
Gerald Knaus nga European Stability Initiative i ka reaguar ambasdorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde i cili tha sot se Gjermania vazhdon të mbështes Kosovën në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.
Knaus përmes një reagimi të bërë në platformën “X”, ka thënë se testi për këtë rrugë të Kosovës është javën e ardhshme. Ai ka pyetur ambasadorin Rohde nëse Gjermania do ta dështojë atë.
“Testi është javën e ardhshme. A do ta dështojë Gjermani?”, shkruan Knaus në “X”.
“Tani për tani, Gjermania, Franca dhe Italia planifikojnë të vënë veton ndaj rekomandimit nga 82 për qind e deputetëve në PACE, i cili pasoi shqyrtimin më meritokratik nga tre komisione dhe ekspertë. Do të ishte një Waterloo diplomatike. Pas kësaj, pse të besoni në drejtësinë e anëtarëve të BE-së, cilado qoftë merita?”, shkruan tutje Knaus.
🇪🇺🇽🇰🇩🇪
The test is next week. Will 🇩🇪 fail it?
Right now, 🇩🇪🇫🇷 & 🇮🇹 plan to veto the recommendation by 82 percent of MPs in PACE, which followed the most meritocratic scrutiny by three committees and experts.
It would be a diplomatic Waterloo.
After this, why trust in the… https://t.co/oFo4ZlqdaE
— Gerald Knaus (@rumeliobserver) May 9, 2024
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde përmes një video të publikuar në platformën “X” ka njoftuar sot se po feston Ditën e Evropës në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Ambasadori gjerman tha se Evropa për të simbolizon liri, prosperitet e paqe dhe se pa Ballkanin Perëndimor projekti i BE-së është i pakompletuar.
“Përshëndetje të gjithëve. Jam këtu në sheshin “Zahir Pajaziti” për të festuar Ditën e Evropës. Evropa për mua simbolizon liri, prosperitet dhe paqe”, tha Rohde.
“Dhe BE mendoj që është projekti më i suksesshëm i paqes në historinë globale. Është një projekt i papërfunduar dhe shpresoj që shumë shpejt të ketë anëtarë të rinj dhe në mesin e këtyre shpresoj të jetë Kosova një ditë. Gjermania është duke bërë gjithçka që të mbështesë këtë proces”, tha ambasadori gjerman në videon e publikuar./Reporteri.net/