Gjermania mbështet punën e AKK-së
Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.
Në këtë takim, Havolli dhe Heldt diskutuan në lidhje me punën dhe sfidat e AKK-së në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, për avancimet në kornizën ligjore të Agjencisë, procesin e deklarimit dhe kontrollit të pasurisë, zbatimin e ligjit për konfliktin e interesit në ushtrimin e funksionit publik, si dhe në ngritjen e kapaciteteve të Agjencisë në forcimin e mekanizmave aktual në parandalimin dhe luftimin sa më efikas korrupsionit.
Ambasadori Heldt ka vlerësuar punën e Agjencisë Kundër Korrupsion dhe ka konfirmuar mbështetjen Ambasadës së Gjermanisë në sundimin e ligjit dhe në fuqizimin e rolit të Agjencisë në përpjekjet e përbashkëta kundër korrupsionit.
/Epoka e re/